E filloi me Vllazninë, më pas braziliani Kaina, për mungesë hapësire në radhët e kuqebluve u huazuan nga drejtuesit kuqeblu tek Kastrioti ku shkëlqeu si një golashënues i aftë, madje duke tundur edhe rrjeten e Vllaznisë.
Më pas rikthim përsëri te Vllaznia, ku fillimisht rivaliteti me Aralicen dhe më pas edhe me Balajn, bëri që në të shumtën e rasteve luante si zëvendësues. Një situatë e tillë ndoshta nuk i ka parapëlqyer brazilianit, ku pas interesimit të Tiranës, i tha “po” ofertës bardheblu.
Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga klubit Tirana duke e konsideruar Kainën si blerjen e parë të bardhebluve. Me kainën në qëndër të sulmit, Tirana beson se ka bërë zgjedhjen e duhur, jo vetëm për sezonin e ri, por edhe për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.