Saturday, November 23, 2024

EURO 2024 / Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Sokol Cikalleshi i bashkohet stërvitjes

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës të kualifikueseve të EURO 2024 kundër Moldavisë më 17 qershor dhe Ishujve Faroe më 20 qershor.

Stafi teknik me në krye teknikun brazilian, Silvinjo, kanë punuar këtë të martë me disa prej futbollistëve të mbërritur deri më tani në grumbullim, teksa grupi pritet të plotësohet të enjten e 8 qershorit. Sakaq, grupit kuqezi i është bashkuar sot edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.

Ashtu sikurse në seancën e parë stërvitore, edhe në këtë seancë të dytë, kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestrër, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ndërsa më pas kanë zbritur në fushë, për t’u stërvitur më shumë me topin.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë futbollist me probleme fizike dhe puna ka vijuar sipas programit. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img