Tirana dhe Vllaznia U-17 vjeç do të ndeshen sot për trofeun e dytë sezonal, Kupën e Shqipërisë. Sfida nis në orën 17:00, dhe do të luhet në fushën neutrale në “Niko Dovana”.
Për të gjithë sportdashësit, të cilët nuk do të kenë mundësi të ndjekin nga afër ekipin e zemrës, do të kenë mundësi që ta ndjekin këtë duel drejtpërsëdrejti në RTSH Sport.
Vllaznia shkon në këtë ndeshje me moral të lartë pasi formacioni kuqeblu ka triumfuar në kampionat për moshat deri në 17 vjeç. Skuadra shkodrane U-17 u rendit në vendin e parë të kampionatit pasi në 27 javë arriti të grumbullojë 38 pikë.