Friday, March 29, 2024

Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi rrëfen: Ja pse nuk u ktheva te Barcelona

Lexo

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit, MLS, tek skuadra e Inter Miamit. Vendimi i yllit të futbollit ka shuar njëherë e mirë ëndrrën e tifozëve të Barcelonës për ta parë atë sërish në “Camp Nou”, edhe pse ditëve të fundit kjo mundësi dukej shumë e afërt.

Kampioni argjentinas shpjegoi arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim dhe të refuzonte ftesën e Barcelonës, e cila i kishte ardhur në mënyrë konkrete, për ta rikthyer në Spanjë:

“Isha shumë i emocionuar që mund të kthehesha, por nuk doja të gjendesha në të njëjtën situatë që përjetova kur u largova nga Spanja. Nuk doja të lija të ardhmen time në duart e të tjerëve. Doja të merrja vendimin tim, duke menduar për veten, për familjen time. Ndjeva se La Liga kishte pranuar gjithçka dhe se gjithçka po shkonte mirë për kthimi im, por kishte ende shumë gjëra të tjera që duheshin bërë. Ndjeva se duhej të shisnin lojtarët ose të ulnin rrogat e lojtarëve dhe e vërteta është se nuk doja kthimin tim të kushtëzuar me ato mundësi. Unë tashmë kam qenë i akuzuar për shumë gjëra që nuk ishin të vërteta në karrierën time në Barcelonë dhe tashmë isha pak i lodhur, nuk doja ta kaloja gjithë këtë”, tha ai në një intervistë për Mundo Deportivo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img