Për ish futollistin e Vllaznisë Ardit Krymi, duket se do të ketë një ndarje përpara kohe me ekipin bjellorus, Shaktjor Soligorks. Shkak është dënimi që skuadra e tij ka marrë nga UEFA për të m os qënë pjesëmarrjësd në Kupat e Europës.
Një situatë e tillë ka vënë në lëvizje menaxherët, të cilët kanë nisur të piketojnë skuadrën e re të shkodranit Ardit Krymi. Në këtë aspekt përfliten disa skuadra në kampionatet e huaja, si dhe të kategorisë Superiore të futbollit shqitar.
Na bëhet e ditur, vetë Krymi është shprehur që nëse bëhet fjalë për kampionatin shqiptar, ai nuk preferon asnjë skuadër tjetër përpos Vllaznisë. Rikthimin e tij në Shkodër e preferon edhe KF Vllaznia, i cili nga ana e tij ka nisur menjëherë kontaktet me këtë futbollist.
“Ditët e fundit kam pasur kontakte me drejtues të Vllaznisë. Më kanë mbetur edhe pak muaj kontratë me ekipin në Bjellorusi, por situata që është këtu më bën të shikoj mundësinë të rikthehem në Shqipëri. Menaxheri im është ai që po merret me këtë çështje. Ai do të vendosë së bashku me klubin e Soligorskit për të ardhmen time. Nuk e fsheh dëshirën që nëse kthehem në Shqipëri, Vllaznia është opsioni i parë, por kjo nuk varet totalisht nga unë. Gjithsesi, në këtë moment, një rikthim në Shkodër mund të jetë më i lehtë sesa për të kaluar te Tirana. Pas pak ditësh do të kthehem në Shkodër për të pushuar, e më pas do të vendos për vazhdimësinë. E theksoj se e ardhmja mbetet në duart e klubit, menaxherit dhe asaj që do të afrojë Vllaznia. Në Shqipëri nuk do të doja të luaja me asnjë skuadër tjetër, veç Vllaznisë”, është shprehur ndër të tjera, Krymi për mediat.
Admir Uruçi