Ditën e djeshme Vllaznia ka nisur proçesin stërvitor për sezonin e ri futbollistik duke u pëgatitur për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Këto ditë janë shoqëruar me formatimin e skuadrës, mes të cilëve ka rënë në sy firmosja e tre futbollistëve të rinj, Ildi Gruda, Eslit Sala dhe Darko Dodev.
Krahas merkatos në hyrje, ka lëvizje edhe në merkaton në dalje. Janë plot 11 lojtarë që kanë zgjedhur të largohen. Dy të konfirmuarit janë Dajan Shehi dhe Ardit Hoxhaj të cilët kanë njoftuar largimin nëpërmjet rrjeteve sociale të tyre. Të tjerët që munguan në seancën stërvitore janë: Liridon Latifi, Erdenis Gurishta, Kaina Nunesh, Darco Bulatovic, Fjoart Jonuzi, Arsid Kruja, Kristjan Vulaj, Elvedin Heric, Ante Aralica.
Ndërkohë në dyshim mbetet e ardhmja e Marko Juric me drejtuesit që vazhdojnë bisedimet për rinovimin e kontratës, pasi është në plane për sezonin e ri.