Shqipëri-Moldavi është ndeshja e radhës eleminatore për kualifikueset e Europianit 2024. Sfida në fjalë, e para në shtëpi për këto eleminatore, do të luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit duke filluar nga orra 20:45.
Ndërkohë që tekniku Brazilian Silvinjo vazhdon të përgatisë skuadrën për këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm, është mësuar edhe trupa gjykuese e kësaj ndeshjeje.
Do të jetë një katërshëe arbitrash hollandezë që do të gjykojnë këtë ndeshje. Kryesori i ndeshjes do të jetë Denis Higler, i cili për shqiptarët është një emër i njohur. Dy vite më parë, ai gjykonte ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Bazelit dhe Partizanit, ku të kuqtë mundeshin në Zvicër me rezultatin 3-0.
Higler do të ndihmohet nga Jos van Zuilen dhe Doi de Nas të cilët do të jetë asistentët. Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Ingmar Ostrom. Vëzhgues i UEFA-s do të jetë turku Barish Shimshek ndërkohë që delegat do të jetë Haraldur Haraldson nga Islanda.
Arbiter kryesor: Denis Higler (Hollande)
Asistent 1:Just van Zuilen (Hollande)
Asistent 2: Roi de Nas (Hollande)
Arbiter i 4:Ingmar Ostrom (Hollande)
Vezhgues:Baris Simsek(Turqi)
Delegat:Haraldur Haraldsson(Islande)
Fatos LAMAJ