Ndonëse KF Vllaznia nuk e ka bërë akoma të ditur zyrtarisht, duhet thënë se Herald Marku nuk është më pjesë e Vllaznisë. Mesfushori mëngjërash, i cili sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit për skuadrën e tij me 7 gola të shënuar ka ndarë drejtimet me kuqeblutë duke regjistruar largimin e 12-të nga radhët e skuadrës shkodrane.
Edhe pse që prej ditës së parë stërvitore të kësaj të hënë ai ishte pjesë e grupit kuqeblu nën drejtimin e drejtimin e trajnerit Migen Memelli, duke lënë të kuptohet se do të vijonte bashkëjetesen me Vllazninë, Marku nuk e kishte rinovuar akoma kontratën e cila kishte përfunduar në mbyllje të sezonit.
Pasi ka konsumuar seancën e paradites së sotme me grupin kuqeblu, në mesditë 28 vjeçari me origjinë nga Shkodra por që jeton me familjen në Tiranë, ka qënë në një takim të planifikuar me drejtuesit për të vendosur rreth kushteve të kontratës. Takim i cili nuk ka përfunduar me mirëkuptim dy palësh, sepse duke mos qënë dakord me kushtet e afruara Marku e ka mbyllur me Vllazninë.
Zyrtarizimin e këtij vendimi, Herald Marku e ka deklaruar në orët e pasdites kur është shfaqur sërishmi në qëndrën stërvitore të Vllaznisë, por këtë herë duke u takuar me skuadrën, përpara se të merrte rrugën për në Tiranë duke menduar patjetër për skuadrën e re.