Thursday, May 2, 2024

Prishtinë-Vllaznia U17 në Turneun Ndërkombëtar të Futbollit. Kuqeblutë fitojnë me FC Ballkanin, barazojnë me FK Rabotniçki, por humbin me FC 2 Korrikun duke mos shkuar në finale

Lexo

Një fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci që Vllaznia U17 regjistroi në pjesëmarrjen e  Turneut Ndërkombëtar që po zhvillohet në Prishtinë të Kosovës me pjesmarrjen e tetë skuadrave nga Rajoni.

FC 2 Korriku, FC Ballkani, KF Vllaznia dhe FK Rabotnički në grupin “A”, dhe Beşiktaş J.K., KF Llapi, KF Trepça dhe KF Shkëndija në grupin “B”, kanë garuar për të nxjerrë fituesit që do të ndeshen në finalen e madhe të 18 Qershorit.

Sistemi i turneut përcaktonte që secili ekip do të zhvillojë nga tri ndeshje në fazën e grupeve, nga të cilat do të tentohet fitimi i pikëve maksimale, për të siguruar pjesëmarrjen për në finale, apo edhe për në ndeshjen për vendin e tretë, e cila do të zhvillohet ndërmjet ekipit të dytë të grupit “A” dhe ekipi të dytë në renditje të grupit “B”.

Kuqeblutë e Vllaznisë U-17 të drejtuar nga trajnerët Gilman Lika dhe Denis Zmijani e nisën mjaft mirë teksa sfiduan që në ndeshjen e parë FC Ballkanin duke e mundur me rezultatin e thellë 5 me 0. Golat për skuadrën kuqeblu nës këtë ndeshje i shënuan, Kubazi (47’), Teli (55’), Ara, (65’), Likaj 68’ dhe Smakaj (80’).

Me këtë fitore të thellë në ndeshjen e prë, Vllaznia dha sinjale që do të ishte pretendente kryesore për të shkuar në finale dhe madje për ta fituar turneun. Por, në përballjen e dytë, kuqeblutë u ndalën nga  FK Rabotnicki duke fiksuar rezultatin 1 me 1.

Sfida e tretë në mes Vllaznisë U17 dhe FC Korrikut vendas U17 ishte vendimtare për skuadrën që do të shkonte në finale. Në përfundim të ndeshjes, rezultati ka qënë 2 me 1 për FC 2 Korrikun, në një ndeshje që drejtuesit e Vllaznisë kanë pasur pretendime në lidhje me gjykimin.

Me këtë rezultat, Vllaznia U17 humb  të drejtën për të luajtur në finale, ndërkohë që sipas rregullores së aktivitetit duhet të presin emrin e ekipit të dytë të grupit “B” për të luajtur ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt. Por, sipas një komunikimi që Veriu Sport pati me drejtuesit e skuadrës, në shenjë pakënaqësie për gjykimin e ndeshjes ndaj 2 Korrikut, ka shumë mundësi që kthehet në Shkodër përpara kohe pa preferuar ta luajë ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img