Në pritje të shortit, që do të hidhet nesër, dy përfaqësuesit e klubit të futbollit Vllaznia, sekretari i përgjithshëm, Blendi Dibra si dhe shefi i sigurisë së stadiumit “Loro Boriçi” Artan Brahimi janë nisur drejt Gjeneves për të marrë pjesë në përzierjen e goglave të shortit për ndeshjet e UEFA Europa Conference League. Vllaznia do të luajë dy ndeshjet e turit të parë me datë me 13 dhe 20 korrik me kundërshtarin që do të njihet pikërisht mesditen e nesërme.
Përgatitjet e kuqebluve për ballafaqimet europiane kanë nisur që prej së hënës së kaluar, ndërkohë që sot ka nisur java e dytë me seancat që vijojnë të zhvillohen në fushën sportive të Golemit “Hasaj”.
Në programin e teknikut Migen Memelli, vazhdojnë të jenë dy seanca stërvitore në ditë me ngarkesat që sa vijnë e shtohen, të cilët që prej mesjavës do të vijojnë në konpingun boshnjak Medjugorje ku do të qëndrojnë për rreth dy javë.
Sa I përket merkator, pas një nisje me ritme disi të avashta, fundjava e kaluar, përfshirë edhe ditën e dielë është shoqëruar me zyrtarizimin e emrave të rinjë që do të jenë pjesë e Vllaznisë për sezonin futbollistik 223-2024.
Gjithësesi, gjashtë firmat e reja në ardhje konsiderohen pak ndaj 13 largimeve nga skuadra, ndaj pritet që në ditët në vazhdim skuadra të plotësohet edhe me emra të tjera që i nevojiten skuadrës për të përballuar me sukses ballafaqimet europiane të UEFA Europa Conference League.