Saturday, May 18, 2024

Vllaznia zgjedh Bosnjen për fazën përgatitore. Dy javë qëndrimi në kampingun Medjugorje dhe 3 ndeshje miqësore përballë Shiroki Brijeg, Mostar dhe Slaven Belupo

Lexo

Faza përgatitore themelore e Vllaznisë për ndeshjet europiane do të zhvillohet në Bosnje. Nga sa mësohet, skuadra shkodrane do të lërë në mesjavë qytetin e Shkodrës për t’u zhvendosur në Bosnje, aty ku kuqeblutë do të qëndrojnë nga data 21 qershor deri më 3 korrik.

Pasi kanë verifikuar edhe ofertat e tjera, fundjavën e kaluar, kanë qënë dy përfaqësuesit e KF Vllaznia, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Dibra dhe Drejtori Sportiv Elvis Plori, të cilët vizituan prej së afërmi kampingun Medjugorje të Bosnjes duke mbetur të kënaqur me kushtet e afruara nga pala pritëse.

Pjesë e paketës përgatitore dy javore qëndrimi në Bosnje, janë edhe ndeshjet miqësore. Në këtë drejtim janë planifikuar të zhvillohen edhe tre ndeshje miqësore përballë skuadrave të tjera që do të jenë pjesë e kampingut boshnjak duke zhvilluar fazën përgatitore.

Miqësorja e parë pritet të jetë ndaj skuadrës Shiroki  Brijeg, ndërsa dy të tjerat janë Mostar dhe Slaven Belupo. Megjithatë, gjatë ditëve të qëndrimit në Bosnje, drejtuesit mund të kenë edhe zgjedhje të tjera për ndonjë skuadër tjetër, qoftë në emër, por nuk përjashtohet mundësia edhe e shtimit të ndonjë miqësore tjetër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img