Friday, December 27, 2024

Tirana merr edhe Dokën, skuadra niset për në Ohër për fazën përgatitore

Lexo

Albi Doka është tashmë lojtari i ri i Tiranës. Mbrojtësi i djathtë është prezantuar zyrtarisht nga kryqytetasit, që vazhdojnë të përforcojnë skuadrën me emra të rëndësishëm. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe do të shkojë të përforcojë një sektor të mbetur bosh pas largimit të Tosevski. Një goditje e fortë e bardhebluve, që ishin në negociata të avancuara me Dokën që në momentin kur Honved ra nga kategoria në Hungari.

I dalë nga Akademia bardheblu, Doka u bashkua me ekipin e parë nga 2017. Në tre vjet me bardheblutë, Doka koleksionoi 101 ndeshje me 4 gola e 3 asist, duke u bërë një lojtar fundamental për trajnerët, aq sa u përfshi edhe në xhiron e kombëtares. Për të rikthyer Dokën, cështja ishte komplekse, sepse ishin disa situata financiare që e bënë mbrojtësin e djathtë të pamundur të zgjidhte menjëherë kontratën. Tirana e kishte bërë të qartë se Albi Doka duhet të dilte lojtar i lirë e pastaj të firmoste me bardheblutë. Me Tiranën në fakt, Doka e kishte arritur akordin prej kohësh në parim e tani erdhi prezantimi.

Pasi u blindua porta me Gentian Selmanin, në mbrojtje u vesh bardheblu edhe Erhun Obanor. Qendërmbrojtësi do të formojë dyshen e qendrës me Najdovski. Me sistemin e lojës së Shehit, në të djathtë do të luajë Doka e në të majtë është Përgjoni. Megjithatë bardheblutë kanë bërë të qartë se po punojnë edhe për një të majtë tjetër. Përpara ardhja e Latifit dhe Kaina Nunes e ka përmirësuar shumë nivelin e ofensivës dhe zgjedhjeve të trajnerit. Debutimi i bardhebluve në raundin e parë të Conference League është në 13 korrik dhe drejtuesit e Tiranës janë në garë me kohën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img