Monday, November 25, 2024

(Intervista)Vllaznia pret pret dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Trajneri Memelli i kënaqur me skuadrën, synohet kalimi i turit të parë në Uefa Europa Conference League

Lexo

Ndonëse mbyllja e sezonit u shoqërua me largime të shumta të titullarëve, në kampin kuqeblu ka optimizëm që Vllaznia e re po ndërtohet me baza të shëndosha dhe që shumë shpejt do të jetë në nivelet e duhura të një skuadre pretendente të kampionatit shqiptar, ndërkohë që synohet kalimi i turit të parë të Uefa Europa Conferencë League.

Një gjë të tillë e shprehu për emisionin sportive “Skaner” të drejtuar nga Gerti Çarçani në televizionin MCN, teksa mbrëmjen e së mërkurës ishte i ftuar në një lidhje direkte nga Bosnja ku Vllaznia po kryen fazën përgatitore me  aha grupin aktual.

Sipas Memellit, skuadra është në rrugën e duhur dhe serioziteti i përgatitjeve të nisura në Shkodër dhe që po vazhdojnë në Bosnje është në masën maksimale. Kreu i pankinës kuqeblu vlerësoi pëerkushtimin e të gjithë futbollistëve në zbatimin e detyrave, të cilët nga ditë në ditë po marrin formën e duhur sportive.

Pozitive për Memellin është që skuadra po e ndjek në mënyrën më të mirë duke garantuar një mbarëvajtje në abshkëpunimin mes tyre. “Qëllimi im është vetëm një. Nuk kam ardhur në Shkodër të tregoj sa trajner i madh jam. Kam ardhur që të futem në zemrat e lojtarëve dhe ata në zemrën time. Me punën tonë të futemi në zemrat e tifozëve. Do bëjmë afrime. Kemi marrë garanci nga klubi. Duhet të jenë sa më efikase, aty ku ne mendojmë.”, tha ndër të tjera, kreu i pankinës kuqeblu.

Në mbarëvajtjen e proçesit stërvitor gjatë kësaj periudhe për tu theksuar është se fakti se falë përkushtimit edhe të stafit mjekësor, në skuadër nuk ka pasur dëmtime, duke bërë që të gjithë futbollistët të marrin ngarkesat e duhura.

Pjesë e përgatitjes në tokën boshnjake ishin e dhe dy miqësoret e zhvilluara, e para me një skuadër të kategorisë së dytë dhe e dyta nga Superliga boshnjake, për të cilat trajneri kuqeblu u shpreh i kënaqur, ndërsa theksoi se kanë edhe një miqësore tjetër me një skuadër cilësore, e cila do të jetë edhe testi final përpara udhëtimit në Irlandën e Veriut për ndeshjen e parë të Uefa Europa Conferencë League.

Sa i përket kundërshtarit europian, Linfild, Memelli tha e njohim mire këtë skuadër dhe së bashku me stafin e tij po e studiojnë në imtësi, përfshirë edhe miqësoren e fundit që kjo skuadër e fitoi me rezultatin 3-1. Edhe pse vlerësimi ndaj skuadrës kundërshtare është real, në kampin kuqeblu, ka optimizëm për kalimin e turit të parë.

Duke folur për merkaton në dalje, tekniku Memelli shprehu keqardhjen e largimit të disa prej titullarëve të skuadrës, por ai sqaroi se në dijeninë e tij, Gurishtës, Jonuzit dhe Latifit, u është ofruar rinovimi, por kanë bërë zgjedhje tjetër. “Në një industri si futbolli, nuk mund të mbajmë dot lojtarë me zor. Lojtarët që përfunduan kampionatin me Vllazninë, duhet të falënderohen të gjithë, sepse arritën obejtkivin Europë.”, citoi Memelli në lidhjen direkte me Skaner-MCN.

Në lidhje me lojtarët e afruar, Memelli vlerësoi cilësitë e tyre duke qënë i kënaqur me shkrirjen dhe bashkëpunimin dita-ditës me ekipin. Ndërkohë, që deklaroi se ka marrë garancitë e duhura për vijimin e përforcimit të skuadër duke konfirmuar mundësinë e firmosjes shumë shpejt më dy lojtarë të njohur dhe shumë cilësorë, por pa dhënë emra konkrekë në respekt të politikave të klubit por edhe të vetë futbollistëve në këtë kohë merkatoje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img