Monday, May 20, 2024

(Intervista) Ish kapiteni kuqeblu, flet nga Sofia. Gurishta: Vllazninë nuk e shikoj kampione, këtu mund të arrij kombëtaren!

Lexo

Ish-kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, është gati për një aventurë të re me skuadrën e CSKA 1948 Sofie. Në një intervistë të dhënë për Sport Neës” në “Neës24”, ai tregoi përse u transferua në Bullgari dhe gjithashtu se pret një ftesë nga Kombëtarja.

Më ka marrë pak malli. Është i vështirë fillimi, pasi luaja prej 10 vitesh në Shkodër. Dita ditës po ambientohem. Gjithë djemtë më kanë mbështetur. Për momentin jemi në fazë përgatitore dhe po bëjmë nga 2 seanca në ditë.

Të them të vërtetën, ditën që shkova, trajneri më priti shumë mirë. Më pyeti për dëmtimin që kam patur. Më tha që gradualisht do marrësh ngarkesa. Djemtë më kanë pritur mirë dhe më kanë orientuar. Te pjesa e ushqimit, ne jemi zhvendosur direkt për në Slloveni. Ushqimi këtu është i njëjtë si në Shqipëri. Kur të shkoj në Bullgari, do e provoj ushqimin atje.

Ishtë shumë e vështirë. Kontrata ime mbaroi me 31 maj. Kur më mbaroi kontrata, klubit i kam shprehur gatishmërinë time për të qëndruar te Vllaznia. E kam pasur ëndërr të dal kampion me ekipin e zemrës. Të ardhmes nuk i dihet, mund ta arrij një ditë. Largimi ishte i vështirë, dëshira ishte që të qëndroja. E pashë që ishin shumë larg pritshmërive. Me gjithë respektin, por e pashë që nuk kishin objektiva madhorë si në vitet e kaluara. Pastaj erdhi oferta e CSKA dhe nuk u mendova dy herë.

Jam munduar që kur largohesh nga diku, duhet të jesh falënderues. Falë Vllaznisë jam ky që jam sot. Ndoshta mënyra sesi u largova, sikur më ka zhgënjyer pak me thënë të drejtën. Kam pritur një deshirë më të madhë për të më mbajtur në ekip. Pata oferta edhe nga brenda Shqipërisë. Por e ke shumë të vështirë të marrësh një vendim dhe të largohesh. Kur drejtuesit e CSKA më telefonuan, kemi rënë shumë shpejt dakord. Kjo ishte zgjedhja perfekte.

Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. Unë isha shumë i lidhur shpirtërisht me Vllazninë. Kam qëndruar me këtë skuadër, edhe kur ra nga kategoria. Kur tjerët i kthyen shpinën, unë qëndrova. Qëndrova, u rikthyem direkt dhe u bëra kapiten. Gjithë ai mund, u shpërblye. Kur unë isha kapiten, Vllaznia fitoi trofe. Normalisht që është arritje

Tirana ka shumë vite që insiston. Insistoi edhe para disa vitesh. Nga ana financiare, më ka ofruar më shumë se Vllaznia. Kam qëndruar te Vllaznia, pasi jam i lidhur shumë me atë skuadër dhe natyrisht një arsye tjetër ka të bëjë me motive familjare. Para 4 viteve, nëna ime ndërroi jetë dhe në familje ishim vetëm meshkuj. Një shtëpi pa një femër, është shumë e vështirë të mbahet. Jam i lumtur dhe nuk jam pishman që kam qëndruar.

Vitin e kaluar kam menduar se jemi për kampion. Realisht, nuk e di, për shumë arsye si dëmtime dhe penalizime, Vllaznia doli jashtë pritshmërive. Ishte objektivi minimal për të kapur Kupat e Europës, por duhet të dilnim kampion,. Nuk e di se çfarë ndodhi që ikëm nga gara. Këtë vit është shumë e vështirë për Vllazninë të dalë kampion. Shikoj Partizanin, Tiranën, Egnatian ndoshta. Ja uroj me shpirt titullin Vllaznisë dhe pse më duket shumë e vështirë.

Kam firmosur një kontratë 3-vjeçare. Sapo kam folur me drejtuesit, kam ndjekur shumë ndeshje në “YouTube” dhe kam parë që është kampionat më i fortë se në Shqipëri. Është një kampionat i fortë fizikisht dhe me cilësitë që kam besoj se do të përshtatem mirë. kam filluar të stërvitem 2-3 herë në ditë. E shikoj që dita ditës po rikthehem si ai Gurishta që kam qenë.

Fanella kuqezi është ëndërr për çdo lojtar. Them e realizova dhe pse ishin ndeshje miqësore. Gjithmonë duhet të japësh maksimumin. Unë jam, i lumtur që e vesha bluzën e Kombëtares. Gjithsesi nuk dorëzohem. Nëse loz shumicën e ndeshjeve mund të vijë sërish ftesa. Kampionati bullgar, disa ekipe janë shumë të forta dhe cilësia është shumë e lartë”, tha Gurishta

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img