Sunday, November 24, 2024

(Video) Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, pret drejtuesit e shoqatave sportive të Shkodrës. Në fokus, diskutimi për buxhetin vjetor

Lexo

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci,  pati sot një takim në zyrën e tij me drejtuesit e ekipeve dhe shoqatave të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, ku u diskutua lidhur me ndarjen e buxhetit për klubin, për vitin 2023.

Nisur edhe nga propozimet  e drejtuesve të shoqatave të sportit, Kryebashkiaku, Beci, tha se  nga ana e bashkisë do të bëhet  maksimumi  për promovimin dhe zhvillimin e sportit.

Ndërsa, lidhur me kriteret  kryesore të  ndarjes së  buxhetit prej 150 milion, i miratur nga Këshilli Bashkiak i mëparshëm, u tha se to do të jenë  në bazë të rezultateve, masivitetit dhe nevojat  me emergjente  që paraqiten.

Drejtuesit e ekipeve të Klubit  Shumësportesh “Vllaznia”,  duke e quajtur të pamjaftueshëm buxhetin, thanë se duhet të shihet  mundësia e gjetjes së burimeve të tjera  për financimin e sporteve, si dhe duke u krijuar lehtësi  fiskale  bizneseve që mbështesin sportin.

Siç u ra dokort në këtë  takim, ndër të parët që zhvilloi kryebashkiaku Beci, që pas marrjes së detyrës, drafti perfundimtar i ndarjes së buxhetit për sportin do të bëhet i ditur nga Bashkia brenda kësaj jave.

(Video) 1. Kryebashkiku i Shkodrës, Benet Beci, flet në takimin me drejtuesit e shoqatave sportive të Shkodrës.

  1. Pamje nga takimi i kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, me drejtuesit e shoqatave sportive të Shkodrës

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img