Saturday, July 27, 2024

(Video) NK Igman Konjic-Vllaznia, 0-0. Kuqeblutë i mbyllin miqësoret në Bosnje me bilancin: 1 fitore dhe dy barazime. Nesër, kthimi në Shkodër

Lexo

Një fitore dhe dy barazime, është bilanci i Vllaznisë në miqësoret e zhvilluara në Bosnje Hercegovinë në kuadrin e përgatitjeve tre javore për ndeshjet zyrtare të turit të parë të Uefa Europa Conferencë League.

Tre ballafaqimet miqësore nisën me duelin e parë ndaj skuadrës së kategorisë së dytë NK Medjugorje ku kuqeblutë fituan me rezultatin e thellë 4 me 0. Më pas erdhi ballafaqimi me ekipin e Superligës boshnjake NK Posusje, sfidë kjo e mbyllur në barazim 0 me 0. Ndërkohë, me barazim 0 me 0 u mbyll edhe miqësorja e tretë e luajtur pasditen e sotme, ku përballë Vllaznisë ishte një tjetër skuadër e Superligës boshnjake, NK Igman Konjic. Ndeshje në të cilën, tekniku Memelli aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Qarri, Stojanoviç, Juriç Dragoshi, Smajli, Cheshmedjiev,  Alivoda, Boshnjaku, Mala, Balaj, Gruda.

Sa i përballjes së sotme, duhet theksuar se në formacionin e parë të kuqebluve mungonin kapiteni Hakaj dhe sulmuesi Çoba, dy futbollistë me peshë të skuadrës shkodrane, me të cilët tekniku Migen Memelli kishte fiksuar pak a shumë një projekt bazë të atyre që do ta nisin lojën nga minuta e parë.

Përpos mungesës së këtyre dy futbollistëve, një e veçantë e kësaj ndeshje kishte të bënte edhe me ndryshimin e taktikës së të luajturit të skuadrës, ku nga ajo që është komentuar më herët si preferencë e trajnerit Memelli me 4-3-3, këtë radhë skuadra u vendos me sistemin 4-4-2.

Ndonëse shifrat përfundimtare janë të barabarta pa tundje rrjetash, duhet thënë se loja ka qënë me njkë ritëm të kënaqshëm nga të dyja skuadrat, të cilët e kërkuan me ngulm shënimin e golit të fitores.

Ashtu si edhe në dy ndeshjet e mëparshme, tekniku i kuqebluve, Migen Memelli është shfaqur i kënaqur me lojën e të tije, qoftë të atyre që e nisën nga minuta e parë, por edhe të atyre që u aktivizuan si zëvendësues gjatë ndeshjes.

Me përfundimin e kësaj ndeshje, Vllaznia mbyllë ditët përgatitore dy javore në Bosnje-Hercegovinë dhe nesër kthehet në Shkodër për të mbyllur ciklin e plotë përgatitor përpara nisjes në Belfast të Irlandës së Veriut për sfidën e parë zyrtare të Uefa Europa Conference Leagues, ndaj skuadrës vendase Linfield FC.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore e luajtur sot në Bosnje-Hercegovinë, NK Igman Konjic-Vllaznia e mbyllur në barazim 0-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img