Monday, November 25, 2024

FSHF-Info për të interesuarit e kurseve për licencat UEFA PRO, B e C të trajnerëve dhe të Drejtorit Sportiv

Lexo

Nevoja për të pasur sa më shumë trajnerë të kualifikuar dhe jo vetëm rritet dita-ditës dhe për këtë arsye, edhe gama e kurseve të ofruara nga Federata Shqiptare e Futbollit është shtuar. Nga muaji shtator nis edhe sezoni i ri me kurset për trajnerë aktualë, të cilët duan të kualifikohen më tej, por edhe për ata të cilët duan të bëhen pjesë e botës së bukur të trajningut, apo Drejtorë Sportivë të klubeve shqiptare.

Më 14 shtator rikthehet sërish kursi për trajnerë UEFA PRO, që zhvillohet një herë në dy vite. Ky është edhe kursi më i rëndësishëm, i konsideruar ndryshe edhe si ‘doktoratura’ për një trajner futbolli. Sektori i Edukimit në FSHF ka planifikuar që kursi të nisë më 14 shtator dhe të jetë i ndarë në katër periudha, duke zgjatur kështu deri më 16 dhjetor. Trajnerët që pajisen me këtë licencë kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën.

Po në muajin shtator janë programuar të zhvillohen edhe dy kurse të tjera shumë të rëndësishme. Në Elbasan do të zhvillohet për herë të parë kursi për licensën e trajnerit UEFA C. Interesi mjaft i lartë nga ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik apo të apasionuar pas futbollit ka bërë që FSHF-ja, pas Tiranës, Shkodrës, Fierit e Korçës të organizojë kursin UEFA C edhe në qytetin e Elbasanit. Kursi do të nisë më 18 shtator dhe do të jetë i ndarë në tre periudha të ndryshme, ndërsa diplomimi është planifikuar të bëhet më 24 nëntor.

Edhe kursi për Drejtorë Sportivë rikthehet sërish gjatë këtij viti, pas kursit të zhvilluar vitin e kaluar. Drejtori Sportiv është një nga personat më kyçë në një klub, pasi merret me menaxhimin e ekipit të tij, duke nisur nga procesi i licencimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve, etj. Ky kurs nis më 13 shtator dhe është programuar të përfundojë më 6 tetor.

Sakaq, në muajin tetor nis edhe kursi për licensën e trajnerit UEFA B në Tiranë, i ndarë gjithashtu në katër periudha dhe i planifikuar të përfundojë në muajin dhjetor. UEFA B është niveli i dytë i licencës dhe përfshin të gjithë botën amatore të futbollit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img