Wednesday, December 11, 2024

Partizani zhvillon seancën e fundit në Hungari, trajneri Zekiç kërkon kualifikimin. Ndeshja luhet pa tifozë

Lexo

Pas një udhëtimi me çarter, Partizana ka mbërritur sot në Hungari dhe menjëherë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Stadiumin Municipal të Budapestit, aty ku nesër në orën 20:00 do të luhet ndeshja e dytë e turit të parë të Ligës së Kampioneve, BATE Borisov-Partizani.

Në konferencën për shtyp dhënë nga trajneri Zoran Zekiç, tekniku i të kuqve duke deklaruar se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e Tiranës që u mbyll në barazim 1 me 1, ka shprehur besimin se Partizani mund ta kalojë turin.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, si e konsideroni ndeshjen e kthimit ndaj BATE Borisov?

“E kam përmendur edhe në përfundim të ndeshjes së parë në Tiranë, që ky rezultat lë çdo gjë të hapur përsa i përket kualifikimit për në raundin e dytë. Kemi luajtur vetëm aktin e parë. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, duhet të kemi përqëndrim maksimal, të fokusohemi dhe të bëjmë ndeshjen tonë”.

Tashmë e njihni kundërshtarin, sa janë shanset për kualifikim?

“E theksova edhe më parë që nesër do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër. Ne duhet të bëjmë një ndeshje dhe një paraqitje akoma më të mirë. Duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disipline”.

Si është gjendja fizike e skuadrës?

“Kemi disa probleme të vogla, asgjë problematike. Sot kemi seancën e fundit dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Nesër besoj se i gjithë grupi do të jetë i gatshëm”.

Ndeshja do të luhet pa tifozë, si e komentoni këtë fakt?

“Nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne ashtu dhe për BATE Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img