Vllaznia e humbi ndeshjen e parë të turit të parë të Conferencë League, teksa u mund në Belfast nga Lifield me rezultatin 3 me 1. Për specialistin e futbollit Rudi Vata, që më herët ka mbajtur shiritin e kapitenit të kombëtares kuqezi, ndërkohë që ka drejtuar si trajner skuadrën kuqeblu, kuqeblu ishin larg pritshmërisë së tij në këtë ndeshje.
Në analizën e Vatës për sfidën e parë vihet në dukje hapësirat e shumta që Vllaznia i la kundërshtarit në fushën e lojës, si dhe dobësia e shfaqur sidomos në repartin e mbrojtjes, e cila arriti të pësonte tre gola brenda pak minutave në pjesën e dytë.
Në vijim, Vata flet edhe për pragsfidën e dytë, duke pasur besim se stafi do të bëjë ndërhyrjet e duhura në formacion në mënyrë që forca goditëse e skuadrës kuqeblu të jetë më e fortë dhe agressive. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet për tu shënuar tre golat që i duhen Vllaznisë për të siguruar kualifikimin në këtë tur.
Për Rudi Vatën një tjetër element pozitiv që mund të ndikojë në atmosferën e kualifikimit të Vllaznisë është edhe tifozëria shkodrane, e cila duhet të jetë sa më e madhe në numër në mbështetje të skuadrës së zemrës. Ndeshja, Vllaznia-Linfild, luhet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:45.
(Video) Intervistën e plotë me ish kapitenin e kombëtarëes Rudi Vata, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU