Wednesday, November 27, 2024

(Intervista) Babai donte ta bënte skiator, njihuni me Dean Vraniçin, fantazistin shqiptar të Parmës

Lexo

Dean Vraniçi i ka idetë e qartë, do të bëhet një ditë lojtari më i mirë në botë. Një mision i vështirë dhe vetë mesfushori i Shqipërisë U-19 e di mirë. Gjithsesi ai do të punojë shumë për të arritur synimet që ka, një prej tyre të luajë në elitën e futbollit italian. Aktualisht fantazisti është pjesë e moshave të Parmës dhe po të mos ishte për dëshirën e tij ndoshta sot nuk do të ishte duke luajtur futboll. Babai i tij ka dashur të përfshijë në një sport tjetër, në ski, siç Deani rrëfen në rubrikën “Talenti shqiptar”. I riu, i cili në janar mbush 18 vjeç, tregon si nisi të merrej me futboll, kush e mbështet më shumë dhe kujton edhe kur u ftua për herë të parë në Kombëtare dhe si u ndje duke mbrojtur fanellën kuqezi.

Dean, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

Lidhja ime me futbollin ka nisur që i vogël. Babai im kishet dëshirë të më fuste në ski, pasi në vendin ku jetonim ishte një sport shumë I preferuar. Unë doja vetëm të luaja futboll.

Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

Personi që më jep më shumë këshilla dhe me ndjek për çdo lloj gjëje në lidhje me futbollin është babai im, ngaqë ka qenë edhe vetë futbollist në nivele të larta në Shqipëri.

Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U16? Çfarë kujtoni nga debutimi juaj?

Kur mora ftesën për herë të parë u gëzova shumë, ishte ëndrra ime të luaj për kombëtaren e Shqipëriës. Edhe familja ime ishte shumë e kënaqur. Jam ftuar për herë të parë në një turne të UEFA-s. Në ndeshjen e parë me Irlanën nuk luajta, në të dytën kundër Perusë u aktivizova në 10 minutat e fundit dhe shënova gol.

Te Shqipëria ju kemi parë të launi në disa pozicione. Ku ju pëlqen më shumë të luani?

Trajneri Bulku me aktivizon si mesfushor krahu ose sulmues krahu, pasi në Kombëtare nuk luajnë me trekuartis. Këtu në Itali te Parma luaj me numrin 10 si trekuartist, mbas sulmusit. Ky ka qenë gjithmonë roli im këtu. Mua më pëlqen më shumë të luaj si trekuartist.

Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serie A. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju do u bashkoheni atyre?

Në Itali niveli i futbollit sigurisht që është i lartë, por kam besim te vetja që do ia arrij qëllimit të luaj në Serie A.

Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? A ju krahasojnë me ndonjë futbollist të njohur dhe pse?

Të them të drejtën nuk kam një lojtar që e kam si shembull. Kam luajtur gjithmonë siç di vetë. Çdo vit mundohem të përmirësohem dhe të tregoj në fushë vlerat e mia, me lojën time. Nuk ka krahasime për momentin.

Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?

Synimi im më i madh është të bëhem lojtari më i mirë në botë dhe t’ja shpërblej të gjitha problemet familjes time dhe njerëzve që këm afër. Për t’ia arritur duhet shumë, shumë punë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img