Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia, kërkon mbrojtës të majtë. Trajneri Shytani është kundër, i kërkon stafit teknik më tepër besim për të riun e Akademisë Flori Spahia!

Lexo

Vllaznia është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Një domosdoshmëri e tillë u shfaq në ndeshjen miqësore me Laçin, ku trajneri Memelli në mungesë të kapitenit Hakaj që luan në atë pozicion, për nevoja të skuadrës aktivizoi Dragoshin e krahut të djathtë.

Në deklaratën e pas ndeshjes, Memelli, konstatoi se në mungesë të një zëvëndësuesi të Hakajt, janë të detyruar të kërkojnë një mbrojtës të majtë në tregun e merkatos.

Por, për trajnerin e futbollit, Arbër Shytani, Vllaznia e ka në skuadër mbrojtësin e majtë. Bëhet fjalë për të riun e talentuar Flori Spahia, futbollist i Akademisë i dalë nga Vllaznia, i cili pa shkuar larg, por vetëm në ndeshjen e parë të Conferencë League në Belfast ndaj Linfield, me largimin e Hakajt në pjesën e dytë për arsye dëmtimi, Memelli aktivizoi Spahinë, që për opininin sportiv e bëri mirë punën e tij.

Ideja e trajnerit Shytani qëndron në atë, që përderisa e aktivizon në ndeshje ndërkombëtare dhe merr vlerësime pozitive, Spahisë i duhet dhënë më tepër besim edhe në ndeshjet e kampionatit, aq më tepër që është edhe prodhim puro i Akademisë Vllaznisë.

Opinionet e tij, trajneri Shytani i shfaqi në emisionin “Studio Sport-RTSH Shkodra”, ku ishte i ftuar në panel së bashku me analistin e sportit Apollon Haxhi dhe gazetarin Luan Kadija.

“Sigurisht që trajneri e din më mirë se ku i çalon puna, ajo që unë lexova në atë që trajneri  Memelli tha, që mungesa e Hakajt në miqësoren me Laçin u pa se krijoi probleme në funksionimin e skuadrës, do të thotë se nuk kemi një zëvendësues të tij. Ndërkohë, që flitet shumë për Flori Spahinë, të cilit i jepen minuta në Kupat e Europës dhe janë shprehur të kënaqur me paraqitjet e tij, dhe nuk e aktivizon në një ndeshje miqësore për ta parë dhe për t’i dhënë atij një farë besimi. Pra, në Kupat e Europës, del nga loja Hakaj për arsye dëmtimi dhe futet Spahija në pjesën e dytë. Ndërkohë, që në miqësoren me Laçin, mungon Hakaj dhe futet komplet në një rol denatyral Dragoshi, ku të them të drejtëm e pamë të gjithë që nuk është se funksiunoi. U duk se nuk është i orientuar nga kraha i majtë, nuk shkoi asnjëherë në fundore, tentote më shumë të futej në qëndër, pamvarësisht nga detyrat taktike që i kishte dhënë trajneri.

Kështu që, ato lojtarët e rinjë që Vllaznia ka,  ato nuk janë është thjethtë për të thënë se kemi lojtarë të rinj. Lojtarët e rinj janë për t’iu dhënë minuta, për t’iu dhënë besim, dhe ato për ta shpërbly atë besim. Në qoftëse ato aktivizohen në ndeshje miqësore dhe nuk tregojnë ato vlera që këto pretendojnë se i kanë, sigurisht që ti je i detryruar të futesh në merkato”, u shpreh ndër të tjera trajneri i futbollit, Arbër Shytani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img