Njoftim i rëndësishëm për tifozët shkodranë! KF Vllaznia, hap fushatën e pajisjes me abonetë e sezonit të ri sportiv 2023-2024

NJOFTIM

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët e interesuar, se nga dita e nesërme, dt. 3 gusht 2023, fillon shitja e aboneve për sezonin 2023 – 2024. Ju inkurajojmë, të gjithëve ju, tifozë dhe dashamirës të KF Vllaznia që të përjetoni emocionet unike, nga afër përgjatë gjithë sezonit, duke rezervuar vendin tuaj të dedikuar në stadium.

Sipas tribunave, tek çmimet e aboneve keni të përfshira edhe disa dhurata.

Një abone në tribunën VIP do ketë si dhuratë 1 fanele te personalizuar të sezonit 2023-24. 1 shall KF Vllaznia dhe kupon me vlerën e 20% zbritje për çdo blerje në dyqanin online të KF Vllaznia (http://shop.vllaznia.al)

Një abone në tribunat A dhe B do të ketë si dhuratë 1 shall KF Vllaznia, 1 kapele KF Vllaznia dhe kupon me vlerën e 20% zbritje për çdo blerje në dyqanin online të KF Vllaznia (http://shop.vllaznia.al).

Ndërsa një abone në tribunat C dhe D do të ketë dhuratë 1 shall KF Vllaznia dhe kupon me vlerën e 20% zbritje per çdo blerje në dyqanin online të KF Vllaznia (http://shop.vllaznia.al).

Gjithashtu, bëjmë me dije se në abone do të jenë të përfshira edhe ndeshjet ndërkombëtare që KF Vllaznia do të zhvillojë gjatë këtij sezoni.

Forca Vllaznia!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu