Monday, April 29, 2024

Barazim, 2 me 2, në miqësoren Skënderbeu-Elbasani. Shënon edhe shkodrani i talentuar Ardit Nikaj për korçarët!

Lexo

Skenderbeu-Elbasani 2-2(Shenues:Rashica 22’, Nikaj 39’/Ajazi 51’, 57’)

Skenderbeu:Alia,Frasheri,Shaqe,Prençi,Zenullari,Juri,Liço,Rabiu,Gerxho,Nikaj,Rashica Trajner:Ivan Gvozdneoviç (U aktivizuan:Ali,Pecani,Beçka,Muharem,Lika,Janaqi)

Elbasani:Totoshi,Broshka,Pere,Telushi,Dragoj,Karakaçi,Kasa,Hasani,Leonardo,Kiunoes,Greca (U aktivizuan:Ajazi,Idrizaj,Hida,Hoxhaj,Gava) Trajner: Nevil Dede

Gjyqtar: Ervin Kotomelo, Bariokels Hamzaj, Jetmir Potka(Korçe)

Karton i kuq: Hasani 54’

Skenderbeu nuk di te fitoje. Edhe sot ne mbremje nuk shkoi me shume se 2-2 ndaj Elbasanit nderkohe qe loja ishte shume e mire ne pjesen e pare dhe jo atje ku duhet ne pjesen e dyte.

Ne pjesen e pare Skenderbeu do te bente gjithçka mire teksa Rashica dhe Nikaj shenojne gola njerin me te bukur se tjetri por qe zerohen ne pjesen e dyte pasi miqte barazojne edhe pse vendasit kishin dy gola avantazh.

Rashica ne mesin e pjeses se pare kalon Skenderbeun ne avantazh me nje eurogol nderkohe qe po nje eurogol do te shenonte edhe shkodrani i talentuar Ardit Nikaj qe luan prej tre sezonesh me korçartet, duke bere qe Skenderbeu te bindte ne pjesen e pare te takimit.

Ne te dyten ne fushe eshte nje tjeter skuader teksa ne harkun kohor te 6-te minutave Elbasani do te shenonte dy gola me te njejtin autor Ajazi. Pra dy pjese dhe dy pamje per Skenderbeun. Ben mire ne 45 minuta dhe leshon ne te dyten.

Ne fillim te ndeshjes eshte Rashica qe fut nje kros te bukur nga e djathta dhe Prençi me koke per pak sa nuk shsnon por gjuajtja perfundon jashte.

Me pas serish korcaret me Dean Liço qe  ben nje gjuajtje spektakolare nga jashte zone dhe pritja e portierit Tototshi ka qene po kaq spektakolare dhe sfera perfundon ne kendore.

Nuk ndalet Skenderbeu dhe nje superkombinim eshte Juri qe jep nje top te sakte ne te majte te Zenullari po kaq i bukur ishte krosimi i ketij te fundit dhe Rashica shenon vertet nje eurogol.

Eshte radha e kunderpergjigjes dhe eshte nje zbritje e bukur e Elbasanit Greca kalon Prençin dhe diagonal nuk arrin te jete i sakte gjuan prirasi me porten.

Nje tjeter zbritje e shpejte e Skenderbeut dhe eshte Ardit Nikaj qe perfiton nga nje gabim edhe i mbrojtjes mike del perball portes kalon atje edhe nje mbrojtes me shpejtesin e tij dhe shenon 2-0. Me keto shifra mbyllet pjesa e pare me Skenderbeun qe duket me superior ndaj Elbasanit.

Pjesa e dyte nis me nje vrull tjeter dhe fillimisht eshte nje gabim i mbrojtjes korçare perfiton Ajazi qe me hutimin edhe te portierit Alia shenon golin e pare per Elbasanin 2-1 per Skenderbeun.

Ajazi serish per Elbasanin ne menyre te njejte si goli i pak minutave me pare harrohet nga mbrojtja korçare dhe shenon me rafishate golin e barazimit 2-2 hutohet Skenderbeu.

Pergjigjen vendasit nje aksion i mire i tyre eshte Gerxho qe gjuan diagonal dhe eshte portieri mik qe grushton ne kendore.

Ka vend dhe per nje aksion te fundit te vendasve eshte Muharem me nje sprint te fuqishem te tij me pas futet drejt qendres por ne fund gjuan jashte.

Me pas eshte Liço qe provon nga nje distance e larget por pret portieri mik Totoshi. Gjithçka mbyllet ne shifrat 2-2 ne Korçe ku Skenderbeu duket se eshte abonuar me barazimet ku ne 4 ndeshje ka mar 4 barazime.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img