Ndryshime në listën e trajnerëve të Akademisë së Futbollit Vllaznia. Ergi Borshi merr drejtimin e Vllaznisë U-21, Vioresin Sinani kalon tek U-19. Flanres Çaku merr drejtimin e U-17, ndërsa Alsid Tafili U-16

Prej ditësh qarkullonin zëra që Akademia e Futbollit Vllaznia do t’i nënshtrohet një riorganizimi total të strukturave drejtuese dhe stafeve teknike. U fol shumë për emërimin e një specialisti italian në detyrën e drejtorit teknik të Akademisë Vllaznia, dhe së bashku me të do të bëheshin publikë edhe emrat e trajnerëve të rinjë në krye të ekipeve përkatëse.

Ditët e fundit ka qënë vetë klubi kuqeblu që njoftoi prishjen e akordit me specialistin italian, por megjithatë, drejtuesit klubi nuk humbën kohë dhe mbrëmjen e sotme kanë njoftuar zyrtarisht ndryshimet në listën e trajnerëve.

Sipas njoftimit përkatës të KF Vllaznia, bëhet e ditur se ndryshimet fillojnë që në ekipin U-21, ku vetëm pak ditë më parë nisi punën si trajner i parë Vioresin Sinani, por vendimi më i fundit emëron në krye të kësaj skuadre Ergi Borshin, i cili deri më tash ishte zëvendëstrajner në ekipin e parë të Vllaznisë përkrah Migen Memellit. Ndërkohë, Vioresin Sinani kalon në drejtimin e skuadrës U-19. Pjesë e vendimeve më të fundit janë edhe emërimet e Flanres Çakut dhe Alsid Tafilit në krye të ekipit U-17 dhe U-16.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

KF Vllaznia bën të ditur se përpos ekipit U21, duke filluar nga dita e nesërme do të nisin stërvitjen edhe ekipet U16, U17 dhe U19, ekipe të cilave u fillojnë më shpejt kampionatet. Për këtë arsye, ditën e sotme janë zyrtarizuar edhe emrat e trajnerëve që do të punojnë me to.

Konfirmojmë ndryshimin e pozicionit të z. Vioresin Sinani, i cili më parë ishte emëruar trajner i ekipit U21, por tani e tutje do të jetë në krye të ekipit U19, ndërkohë që ndihmës i tij do të jetë Malvin Meçarovi.

Ndërkohë, trajner i ekipit U21 emërohet Ergi Borshi dhe ndihmës i tij Fatjon Kadia.

Në krye të ekipit U17 është emëruar trajner Flanres Çaku, ndërsa trajner i ekipit U16 emërohet Alsid Tafili.

Njoftojmë të gjithë futbollistët se ekipet U16 dhe U17 do të nisin stërvitjen ditën e nesërme (e enjte) ora 16:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”, ndërsa ekipi U19 do ta zhvillojë seancën e parë duke filluar nga ora 17:30.

Njëkohësisht bëjmë me dije se ekipet e tjera të Akademisë Vllaznia do të nisin stërvitjet shumë shpejt pasi klubi është duke menduar një riorganizim të strukturave drejtuese të Akademisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu