Vllaznia-Dinamo 0-0
Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç. Asani, Cheshmedjiev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.( U aktivizuan: Spahija, Dodev, Alivoda, Gruda, Obando, Sala. Trajner Migen Memelli.
Dinamo: Rexhepi, Prodani, Behiratche, R.Hoxha, Marku, Zabergja, Lorran, Krasniqi, Vila, Kaçorri, Denisson. Trajner Luigi Di Biagio
Arbitra: Bekris Dragusha, Jetmir Podgorica, Ardit Çobaj(Shkodër)
Ashtu siç pritej, ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Dinamos ishte shumë e dyluftuar në të dy kampet respektive, madje në disa raste edhe jashtë normave. Pa kaluar më shumë se dhjetë minuta nga nisja e takimit, gjyqtarit kryesor të ndeshjes, shkodranit Bekris Dragusha, i është dashur të ndërhyrë, fillimisht me këshillime dhe më pas duke përdorur edhe kartonin e verdhë.
Fiilimi u duk më i mirë për Vllazninë me atë gjujatje të Malës që grushtohet nga portjeri dinamovit Rexhepi, por nuk vonon dhe kundrapërgjigjet Dinamo, madje me një super gjuajte të Dinisson që gjen gatishmërinë e portjerit shkodran, parade e të cilit e grushton topin në korner.
Në vijim, edhe Vllaznia ka më tepër dëshirë dhe iniciativë duke përdorur edhe presingun në zonën kundërshtare, Dinamo me protagonist Lorenzo Vilën shfaqet shumë e rrezikshme në zonën e Vllaznisë.
Hapësirat e shumta që krijon reparti i prapavijës së Vllaznisë, ku mungesa e kapiteni Ersin Hakaj në të majtë e ka ulur jo pak rendimentin skuadrës duke ia lehtësuar shumë punën dinamovitëve, të cilët fillimisht i afrohen golit teksa godasin pingulen e djathtë të portjerit Qarri, ndërsa më pas në të 42-të minutë mbërrijnë edhe tek goli. Presioni dhe krosimi dinamovit nga e majta e sulmit të tyre, krijojnë alarm në prapavijën kuqeblu duke detyruar mbrojtësi, që në vend që ta largojnë nga zona e tyre e dërgojnë në rrjetën e portjerit Qarri.
Megjithatë, Vllaznisë i vjen në ndihmë arbitri anësor Ardit Çobaj, i cili me flamurin lart sinjalizon pozicion jashtë loje duke bërë që goli të anulohej përmes protestave të dinamovitëve.
0 me 0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta ka një pamje më të mirë për Vllazninë, duket se ndërrimet e bëra me Spahinë në të majtë të prapavijës dhe Dodev në sulm që zëvendësojnë Asanin dhe Çobën i japin më forcë skuadrës. Kësisoj, kuqeblutë shtojnë forcën goditëse duke bërë që presioni dhe rastet në portën kundërshtare të jenë edhe më të shumta.
Protagonist i kësaj pjese është Lorik Boshjaku. Mesfushori nga Prishtina fillimisht lëshon një gjuajtje të fortë thuajse ballore me portën e Rexhepit, ku vetëm shtylla pingule e ndal pa shkuar në rrjetë.
Në vijim, është një tjetër lojtar i aktivizuar në pjesën e dytë, si Ildi Gruda, që me një nga shpërthimet e tija karakteristike pengohet brenda zons dinamovite, dhe kryesori Dragusha duke qënë fare pranë aksionit vërshëllen për penallti.
Memelli ia beson Boshnjakut ta ekzekutojë, por gjuajtjen e kosovarit e grushton portjeri Rexhepi. Topi kthehet në fushë dhe është përsëri Boshnjaku që goget nga një zonë shumë pranë portës, por topi përsëri nuk i bindet duke shkuar në shtyllën e majtë pingule të Rexhepit.
Përfundimisht, edhe pas dy minutave shtesë, gjyqtari Dragusha vërshëllen duke zyrtarizuar barazimin 0 me 0. Një barazim, që duket se i ka kënaqur të dyja skuadrat përkatëse për atë që dhanë në fushën e lojës.
Gaspër MARKU