Egnatia-Skënderbeu 0-1 (Shënues: Yuri 59’)
Nis me surpriza Kampionati Kombëtar i kategorisë Superiore. Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë në fuqi si dhe pjesëmarrëse dinjitoze në Kupat e Europës, u mund në shtëpi nga Skënderbeu debutues në këtë sezon futbollistik.
Një gol i shënuar nga braziliani Yuri Merlim, i dha fitoren korçarëve në rikthimin e tyre në Superiore.Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Egnatia u shfaq më kërkuese, ndërsa që në start, Fernando u ndal nga shtylla.
Rrogozhinasit ishin të pafat edhe në fund të ndeshjes, teksa përsëri panë që shtylla tu mohonte golin e barazimit.Skënderbeu merr kështu 3 pikët e para në kampionat, ndërsa Egnatia tregon se e pret një kampionat i vështirë përpara.