Albi Shpuza, sulmuesi shtatlartë i dalë nga ekipet zinxhir të klubit kuqeblu, së fundmi pjesë e Vllaznisë U-21 që u shpall kampione e Shqipërisë për sezonin e kaluar futbollistik, është bërë pjesë e futbollit kosovar.
Në fakt, dëshira e Albit, nipit të ish futbollistit të njohur të Vllaznisë, Partizanit, Buduçnostit, kombëtares kuqezi, Zamir Shpuza, ka qënë të luante për fanelen kuqeblu të Vllaznisë. Por, në përzgjedhjet e pragsezonit të ri futbollistik, emri i Albi Shpuzës nuk ishte në listën e kontigjentit të skuadrës kkuqeblu.
Në të tilla kushte, menaxheret e Albi Shpuzës, përfshirë edhe babain e tij, Luanin, vendosen që karrieren e tij sportive ai ta vazhdojë në Kosovë duke u bërë pjesë e skuadrës Phoenix te Banjes.
Dhe, lajmet që vijnë nga Kosova, bëjnë të ditur që me të nisur kampionati kosovar, Albi Shpuza, i cili është pjesë edhe kombëtares së Shqipërisë për moshat, ka shkëlqyer në fushën e lojës.
Goli i shënuar nga ana e tij në ndeshjen e fundjavës së kaluar Rilindja(Peje)-Phoenix 1-1, i cili i dha barazimin skuadrës së tij Phoenix në transfertë, ka marrë vlerësime shumë pozitive nga specialistët e futbollit kosovar, të cilët e cilësojnë Albin si një futbollist me shumë të ardhme.
(Video) Goli i shënuar nga futbollisti shkodran Albi Shpuza, në kampionatin kosovar, Phoenix-Rilindja(Peje) 1-1.
Gaspër MARKU