Monday, November 25, 2024

Eliminatoret e Evropianit 2024. Pragndeshjet me Çekinë dhe Poloninë, Silvinjo pret Ajetin, Dakun, Mujen, por me shumë mundësi edhe Brojën

Lexo

Ndeshjet e radhës të kombëtares kuqezi për Eliminatoret e Evropianit 2024, janë ato kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, e para më 7 shtator në transfertë dhe e dyta në “Air Albania” të Tiranës me 10 shtator.

Nga sa bëhet e ditur, tekniku Silvinjo pritet ta grumbullojë skuadrën nga fillimi i javës së ardhshme, ndërkohë që për këto dy ndeshje ka lajme të mira, pasi pritet të ketë në dispozicion katër forca të reja. Ato i përkasin sektorit të mbrojtjes dhe të sulmit. Kështu, në sulm, një risi pritet të jetë Mirlind Daku, i cili ka pasaportë të Kosovës, por ka marrë kohët e fundit edhe pasaportën e Shqipërisë, çka tregon se ai është në radarët e trajnerit të Kombëtares kuqezi, Silvinjo.

Ky i fundit ka dëshmuar se e ka zgjeruar fushëpamjen e punës së tij, duke mbajtur në vëmendje një numër elementësh premtues shqiptarë anembanë botës dhe Daku po bën një sezon shumë të mirë në Rusi me ekipin e tij të ri, Rubinin e Kazanit.

Duke mbetur tek sulmi, shpresat, edhe pse të vakëta, ishin që për dy ndeshjet vendimtare të shtatorit të ishte edhe Armando Broja, por nuk pritet që Çelsi ta lërë të lirë futbollistin e ri, që është kthyer në stërvitje pas dëmtimit afatgjatë. Kurse Arbnor Muja, një tjetër lojtar që ka pasaportë të Kosovës, por ka marrë kohët e fundit edhe pasaportën e Shqipërisë, mund të jetë një tjetër risi e listës së Silvinjos.

Ndërkaq, në mbrojtje, është projektuar edhe një rikthim i Arlind Ajeti me fanellën kuqezi, teksa veterani po kalon një formë të mirë tek Klujzhi në Rumani. Një pikëpyetje e fundit e Silvinjos është edhe Thomas Strakosha, i cili është i dëmtuar dhe është në dyshim nëse do të jetë gati fizikisht për sfidat kuqezi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img