Monday, November 25, 2024

Silvan Çokaj, trajneri shkodran që po bën karrierë në Islandë. Së fundmi firmos për klubin e njohur Fjolnir

Lexo

Ashtu si edhe për futbollistë të ndryshëm që nuk kanë patur vlerësimin e duhur në Shkodër duke e gjetur veten në ekipe të ndryshme jashtë vendit, edhe për trajnerin e pasionuar të futbollit shkodran, Silvan Çokaj ka ndodhur e njëjta gjë.

I pajisur zyrtarisht me liçensen UEFA A që në vitin 2018, Çokaj trajnoi për disa vite me radhë ekipet e moshave të klubeve private, KF Shkodra, Shqiponja dhe Rozafa, zgjodhi Islandën e largët për të vijuar karrieren e tij sportive si trajner.

Në një shtet të huaj asgjë nuk është e lehtë, por në rastin konkret, pasioni, këmbëngulja dhe vullneti për të arritur qëllimet e vënë vetes, bënë që Silvan Çokaj shumë shpejt të marrë vemendjen e Federatës së Futbollit në Islandë, e cila pasi ia njohu liçensen e marrë në Shqipëri i besoi drejtimin e ekipeve të moshave.

Nga viti 2019 dhe vazhdim ka vijuar të drejtojë rregullisht ekipet e futbollit të moshave, 12, 14 dhe 16 vjeçarë të klubit IR Reykjavik, ndërkohë që më pas falë punës së tij të mirë në ekipet përkatëse të moshave, merr ftesën e ekipit Haukar.

Ashtu si në Reykjavik edhe në Haukar, puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij si trajner vlerësohet nga specialistët e futbollit islandez. E ndërsa, ditët e kontratës me Haukar mbyllen në fund të Gushtit, Çokaj duke falenderuar klubin në fjalë vendos ta mbyll këtu me këtë klub, pasi në sfond ishte një tjetër ofertë edhe më e mirë. Bëhet fjalë për klubin Fjolnir, i cili në futbollin islandez spikat për prodhimin e talentëve të rinjë që furnizojnë më pas ekipet e rritura islandeze dhe më tej në ekipet e huaja jashtë Islandez.

Kalimin e tij tek klubi i ri, shkodrani Çokaj e bën të ditur përmes postimit në profilin e tij të rrjetit social, FB.

“Zyrtarisht pjesë e klubit të futbollit Fjölnir, një nga skuadrat më të mira në Islandë për zhvillimin dhe promovimin e lojtarëve të rinj, dua të falënderoj drejtuesit e departamentit të të rinjve me të cilët ndihem i privilegjuar të punoj.

Luka Kostic, një nga trajnerët më të mirë të Islandës (ish-trajneri i kombëtares islandeze U-21) dhe

Björn Breidfjord Valdimarsson (pjesë e stafit të kombëtares islandeze të të rinjve) një trajner me ambicie të mëdha për të ardhmen, të cilët më besuan postin e krye trajnerit U-15 dhe asistentit në U-17.

Officially part of the football club Fjölnir, one of the best teams in Iceland for the development and promotion of young players, I ëant to thank the Heads of the youth department ëith ëhom I feel privileged to ëork ëith.

Luka Kostic , one of the top coaches of Iceland (former coach of the Icelandic U-21 national team) and

Björn Breidfjord Valdimarsson (part of the staff of the Icelandic youth national team) a coach ëith great ambitions for the future, ëhom entrusted me ëith the positions of Head Coach for U-15 and assistant in U-17 .

Áfram Fjölnir Knattspyrna ”, shkruan Silvan Çokaj në postimin e tij. 

Në një prononcim të shkurtër të dhënë për Veriu Sport, shkodrani Silvan Çokaj, shprehet i kënaqur me nënshkrimin e kontratës së tij të re, pasi bëhet fjalë të punojë me një grup specialistësh shumë të njohur në fushën e futbollit. Sipas tij, ky është një moment ideal për të rritur parametrat e tij në fushën e trajningut, dhe për këtë do të punojë fort në mënyrë që të rritet akoma më shumë në aspektin professional. Një përkushtim, për të justifikuar besimin e dhënë nga klubi në fjalë, dhe me ambicje për të ecur edhe më tej në karrieren e tij si trajner, pse jo në vazhdim edhe me ekipe të kategorisë së rritur, aty ku është një prej synimeve që i ka vënë vetes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img