E larguar për shkak të mosmarrëveshjeve me stafin e kaluar teknik, volejbollistja Mandisa Kuçi i është bashkuar përsëri Vllaznisë. Në prononcimin e saj dhënë për mediat, Kuçi thotë se është rikthyer në respekt të Nora Dedes, të cilën e ka pasur më herët trajnere te Vllaznia, si dhe aktualisht e ka pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, fakulteti i Edukimit Fizik.
Sipas saj, shkëputja nga ekipi nuk e ka lënë prapa në aspektin fizik, sepse krahas të tjerave i ka kushtuar shumë rëndësi seancave stërvitore në palestër.
Sa i përket vazhdimësisë së skuadrës, Mandisa Kuçi është e mendimit, se në sajë të harmonisë që ka vetevete skuadra, si përvojës së dyshes së trajnerëve, Nora Deda dhe kolegut të saj, Ardian Dodani, skuadra kuqeblu i ka të gjitha mundësitë të luftojë për trofe.
(Video) Volejbollistja e Vllaznisë, Mandisa Kuçi, flet pas rikthimit në skuadrën kuqeblu.