Wednesday, May 22, 2024

Koha e shkodranëve! Vllaznia e këtij sezoni, si asnjë herë tjetër me lojtar vendas në fushën e lojës

Lexo

Vllaznia kete sezon e ka nisur me pretendime “Abisnet Superiore”. Shkodranet synojne te jete nje nga kandidatet per titullin.

Qe te arrihet tek trofeu,drejtuesit shkodrane kan vendosur t’i besojne “produktit” vendas. Ne dy javet e para kuqeblute kan siguruar 4 pike. Fituan ndaj Kukesit dhe u ndalen ne barazim me Erzenin. Pikerisht ne duelin me shijakasit,ne formacionin titullar te Vllaznise ishin plot 7 shkodrane.

Qarri ne porte, per te vazhduar me krahet e mbrojtjes me Smajlin dhe Hakajn. Mesfusha i perkiste Alivodes, ndersa ne sulm u vendosen Gruda e Çoba, teksa maja e sulmit ishte ne pronesine e Balajt.

Kjo beri qe ky duel te “fliste shkodranshe”, ndersa nuk duhet harruar se si zvendesues u perdoren edhe Pusi dhe Sala. Në total 9 lojtare.

Tashme stafi dhe drejtuesit besojne te produkti “bio” shkodran per te arritur te sukseset kete sezon. Kjo eshte diçka e veçante, pasi ne 3-4 vitet e fundit Vllaznia nuk ka mundur te kete ne formacionin e saj kaq shume lojtare nga Shkodra.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img