Për të 11-tin vit me radhë, pika turistike e Shirokës priti fundjavën e 3 shtatorit “Triathlon Labeat 2023”, aktivitet ky i organizuar nga shoqata e sporteve të ujit Shkodra Sport me drejtues Kliti me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe partnerëve të tjerë.
Rreth 100 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Belgjika, Zvicra, Italia, etj, konkuruan në tre garëshin tradicional, not, çiklizëm dhe vrapim maratonë.
Edicioni i sivjetëm ka mbështetur fushatën e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, në bashkëpunim me shoqatën “Europadonna”, e cila ishte e pranishme me përfaqësuesit e saj në aktivitet duke shpëndarë informacionet e duhura për publikun në ndihmë grave dhe vajzave për të qënë sa më bashkëpunues në marrjen e masave të duhura në parandalimin e kësaj sëmundje.
Këtë vit garat janë organizuar me dy kategori, individual dhe stafetë, ku në të dy kategoritë, rivaliteti dhe emocionet ishin të pranishme përgjatë të gjithë garës, dhe sidomos finishi I qëndrës së Shirokës që shoqërohej me duartrokitje të shumta të të pranishmëve, mes të cilëve, spikatnin edhe turistë nga vende të ndryshme të botës që kishin zgjedhur Shirokën për të kaluar këtë fundjavë.
Por, sigurisht që emocionet më të mëdha i kanë takuar momentit të ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve për fituesit e aktivitetit, ku fillimisht i parapriu dorëzimi nga ana e organizatorëve të tre çertifikatave “Mirënjohje” për kontribuesit e këtij aktiviteti në vite: Mark Gjeka, Sokol Hoxha dhe Riza Doçi.
Në konkurimin individual, për femra dhe meshkuj, vendet e para dhe kupat përkatëse u fituan nga përfaqësuesit e Shkodrës, Irma Temali dhe Flavio Bleta, pas të cilit u renditen Sahit Arlloti nga Kosova dhe Entjol Manka nga Lushnja.
Ndërkohë, në konkurimin ekipor, vendi i parë u fituan nga ekipi “Çunat e Tironës”, ndër në vend të dytë u rendit ekipi i Shkodrës, “Iron Hourse” dhe të tretin Triathlon Club Jakova”.
(Video) Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për fituesit e Trithalon Labeat 2023.
Gaspër MARKU