Vllaznia-Elbasani 97-80(33-28, 26-11, 20-16, 18-25)
Vllaznia-Elbasani, ndeshja e javës së parë të Superligës së Basketbollit meshkuj, konsiderohej një ndeshje e vështirë për kuqeblutë, pasi përballë ishte Elbasani, i cili me katër përforcimet e basketbollistëve amerikanë kishte ardhur në Shkodër me objektiv fitoren.
Por, nga ana tjetër, ishte një Vllazni, e cila e drejtuar nga trajneri Eni Llazni, nuk e vuri asnjë herë në dyshim fitoren e kësaj sfide.
Shestani, Mbgbo, Ëalkins, Ëhite, Memçaj, Hibbit, Kopliku, Tafa, Preka, Bitri, Bazhdari, Kruja, dhanë më të mirën e tyre në periodën e parë duke e mbyllur atë me avantazhin 33-28.
Dominimi vazhdon edhe në dhjetëminutëshin e pjesës së dytë duke e fituar 26 me 11 për të shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me 20 pikë diferencë, 59-39.
Formacioni kuqeblu funksionon në mënyrën më të mirë edhe në periodën e tretë teksa me fitoren 20-16, Vllaznia shkon edhe më tej duke e thelluar avantazhin e 24 pikëve diferenncë, 79-55.
Në dhjetëminutëshin e periodës së katërt, tekniku Llazani i jep hapësirën të rinjëve të stolit, mes të cilëve, në prononcimin e pas ndeshjes veçoi Sead Koplikun. Falë edhe një preçizioni në gjuajtjet nga distanca, por edhe kapjes së topave në tabelë, Elbasani arrin të fitojë periodën e katërt 18-25, por pa mundur të frenojë fitoren e merutuar të Vllaznisë me shifrat, 97-80.
(Video).Pamje nga ndeshja e javës së parë Vllaznia-Partizani 97-80-Superliga Basket meshkuj, si dhe prononcimin e trajnerit Eni Llazani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE).
Gaspër MARKU


