Përfaqësuesja kuqezi, gati për sfidën me Çekinë, e cila do të nisë në orën 20:45 në “Fortuna Arena”. Është kjo ndeshja e katërt në Grupin E, çekët mbajnë vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e dytë me 6 pikë.
Ndërkohë, janë bërë të ditur emrat e lojtarëve që do të zbresin në fushën e lojës që nga minuta e pare. Bie në sy mungesa e Uzunit dhe Balliut, ndërkohë që Mitaj do të mbulojë krahun e majtë, ndërsanë sulm, bashkë me Asanin e Cikalleshin do të jetë Seferi. Shiriti i kapitenit i është besuar Gjimshitit.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, tifozët kuqezi nuk e kanë lënë sërish vetëm skuadrën Kombëtare, duke qenë të shumtë në Pragë. Tifogrupi “Tifozat Kuqezi”, por edhe Plisat e Prishtinës e tifogrupe të tjera. Të shumtë janë tifozët që përveç se kanë mbushur sektorin e dedikuar, janë shpërndarë edhe nëpër pjesë të tjera të stadiumit, ku me simbolet Kombëtare po bëjnë një atmosferë elektrizuese.
ÇEKI-SHQIPËRI
ÇEKIA: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara. Trajner: J.Shilhavi
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Bajrami, Asani, Cikalleshi. Trajner: Silvinjo