Tuesday, November 26, 2024

Dorëhiqet, Haris Lika! Vllaznia e futbollit femra pa trajner

Lexo

“Nga sot nuk do të jem trajneri i Vllaznisë femra. Falenderoj të gjithë ata që punova dhe i uroj suksese ekipit!”

Përmes këtij njoftimi në rrjetin social FB, trajneri i Vllaznisë në futboll femra, Haris Lika, bën të ditur se nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë në futboll për femra.

Aventura e tij në krye të skuadrës kampione të Shqipërisë zgjati vetem në dy ndeshje, të cilat që të dyja i përkasin eleminatoreve të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra, grupi 7, takimet e të cilit u zhvilluan në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nga data 6-9 shtator 2023.

Fitorja e ndeshjes së parë ndaj kampiones Hajvalia të Kosovës me rezultatin 4-2 e kualifikoi Vllazninë e femrave në finalen e grupit 7-të përballë kampiones së Islandës Valur Rejkjavik. Ka qënë pikërisht humbja e kësaj finaleje me rezultatin 1 me 2, e shoqëruar me eleminimin e Vllazninë nga ecuria e mëtejshme në konkurimin e Ligës së Kampioneve të Europës, e cila mund të ketë ndikuar në vendimin e marrë nga ana e teknikut Lika.

Megjithatë, ky është vetëm një informacion paraprak i marrë nga postimi i vetë trajnerit Haris Lika, por që gjithësesi në vazhdim pritet të ketë qëndrime zyrtare nga ana e KFF Vllaznia dhe konkretisht e presidentit Lazër Matija, për të mësuar saktësisht lidhur me lajmin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img