Tuesday, November 26, 2024

Kombëtarja U17. Trajneri Ardi Behari publikon listën me 22 lojtarë për miqësoret me Maltën. Pjesë e listës edhe Erigestino Pepnikaj i Vllaznisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit shtator ndaj Maltës. Trajneri i ekipit kuqezi të nën 17-vjeçarëve, Ardi Behari ka shpallur tashmë listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar për këto dy teste mjaft të rëndësishme, me skuadrën që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Trajneri Behari do të ketë në dispozicion për këto dy sfida elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 13 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare, ndërsa 9 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Skuadra do të grumbullohet nga nesër në Tiranë, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Pjesë e listës së grumbullimit për kombëtaren U-17 është edhe shtatlarti i Vllaznisë,  Erigestino Pepnikaj.

Të dyja ndeshjet e Kombëtares U-17 janë planifikuar të luhen në “Shtëpinë e Futbollit” më 18 dhe 20 shtator, në ora 16:00. Këto miqësore ndaj Maltës janë një tjetër mundësi e mirë për të kolauduar akoma më mirë skuadrën në prag të impenjimeve në kualifikueset e Europianit, ku shkohet me synimin për të kaluar në ‘Elite Round’ dhe më pas në finalet e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi me ndeshjet që do të luhen në Portugali në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img