Në Laç dhe Durrës do të luhen sot dy takimet e fundit të vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.
Laçi pret në Kurbin ekipin e Vllaznisë. Vendasit vijnë pas fitores euforike me Teutën dhe përballë shkodranëve do të kenë një test mjaft të vështirë për ambiciet e tyre në këtë sezon. Ndërkohë kuqeblutë e Migen Memellit pas dy barazimeve rresht do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Takimi tjetër është mes Teutës dhe Skënderbeut, sfidë që do të luhet në “Niko Dovana”. Korçarët pas humbjes me Tiranën duan 3 pikët që do t’i ngjisnin automatikisht në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë durrsakët ndodhen me 1 pikë pas 2 ndeshjes dhe dëshirojnë që sot në shtëpinë e tyre të provojnë edhe shijen e fitores.