Teuta është mundur me rezultatin 2-0 nga Vllaznia në “Loro Boriçi”. Trajneri i Teutës, Diego Longo, foli MCN TV, pas ndeshje:
“Thjesht po stërvitemi. Luajtëm ndaj Vllaznisë në fushën e saj, ndaj një lojtari si Balaj, i cili ka peshën e vetë. Vijojmë të stërvitemi. Nuk e shikoj situatën anormale.
Nuk mendoj se duhet të bëhet një proces i tillë për Teutën. Kemi bërë lojën tonë. Kemi bërë mirë, deri në momentin që Balaj u shkëput me kokë. U ndëshkuam për shkak të disa episodeve.
Ishim duke bërë mirë në fillim. Ishin dy episode që ndryshuan lojën. Kur e ke mundësinë të dëmtosh kundërshtarin, do paguash për këtë. Pas golit nuk besoj se ne duhet të dominonim Vllazninë.
Nëse do përshtatja lojën e Teutës me atë të Kukësit, do ishte një vetëvrasje. Do e përshtat lojën sipas lojtarëve që kam.
Kotobelli? Luajmë me Kukësin, Egnatian dhe më pas Partizanin. Kjo është arsyeja ime për të bërë një “turn over”. Vendimin e marr unë dhe vendosa ta pushoj në këtë ndeshje.
Është e pamundur që në futbollin modern, nuk mund të përballosh të gjitha ndeshjet, me këtë ngjeshjen. Gjinollari ishte i nevojshëm pas ndeshjes së mirë me Skënderbeun.
Duhet pak qetësi, do rritemi. Kanë ardhur disa lojatër. Unë kam shumë besim te këta djem. Skuadra kur luan mirë mund të përballet me çdo kundërshtar, ndërsa kur luan keq, mund të ndodhë si sot.”