Kategoria e Pare do te luaj sot edhe dy ndeshjet e fundit te kesaj jave te 4-te. Kater skuadra me pretendime madhore do te perballen ne dy supersfida diten e sotme duke filluar ne oren 16:00. Flamurtari-Vora eshte e para me vlonjatet qe presin ne shtepi voraket surprizues,por kurresesi te nenvlersueshem.
Kuqezinjte ende s’kan provuar shijen e fitores duke mar vetem 1 pike ne 3 ndeshjet e para,nje zhgenjim shume i madh duke pare pretendimet maksimale te klubit. Nga ana tjeter Vora vjen me 2 fitore e nje humbje dhe kerkon tr provoje serish veten perballe nje rivali direkt per titull.
Ne oren 19:00 do te luhet edhe sfida e fundit me Elbasanin qe pret ne shtepi Apolonine. Dy skuadrat ndajne vendin e 3-te dhe te 4-te ne renditje me 7 pike secila. Verdheblute duan me çdo kusht ngjitjen ne elite ndersa fieraket kan objektiv minimal “Play off”. Nje sfide per tu pare e shijuar kjo ne “Elbasan Arena”.
Fatos LAMAJ