Sunday, December 29, 2024

Nedim Bajrami i shënon Interit, vendos barazpeshën në “San Siro”

Lexo

Mesfushori shqiptar i Sassuolos, Nedim Bajrami, i ka realizuar gol Interit në “San Siro”, duke vendosur barazpeshën në sfidën e javës së 6-të të Serisë A, atë mes Interit dhe Sasuolos.

Zikaltërit shënuan të parët në këtë sfidë, në fundin e pjesës së parë me anë të Dumfries. Në pjesën e dytë, në minutën e 54-ët, mesfushori kuqezi arriti të mposhtë portierin Sommer, jo pa faj në këtë rast, me një gjuajtje tokazi pas asistimit të Berardit. Kujtojmë që Bajrami e nisi si titullar këtë sfidë, sa të rëndësishme aq dhe të vështirë, përballë është skuadra që komandon Serinë A.

Për këtë sezon, ky gol sonte në sytë e nënkampionëve të Europës është i pari për Bajramin me Sassuolon në 6 ndeshjet e para të Serie A. Trajneri i kësaj skuadre, Dionisi ka vlerësim maksimal për shqiptarin, me këtë të fundit që po shpërblen besimin e dhënë me paraqitjet e tij në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img