Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke mundur Vllazninë vendase me rezultatin 0 me 2. Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Egnatias Edlir Tetova, shprehet i kënaqur për marrjen e tre pikëshit, por, sipas tij, dalja me karton të kuq e mbrojtësit të Vllaznisë i prishi ekuilibrat në fushën e lojës, pasi do të ishte më mirë që skuadrat të luanin me forca të barabarta futbollistësh.