Friday, December 27, 2024

Renditja e javës së 6-të të Superiores. Egnatia thellon kryesimin, Vllaznia zbret në vendin e pestë, Dinamo largohet nga fundit i tabelës së klasifikimit

Lexo

Me një ndeshje më pak, atë Partizani-Tiranë që është shtyrë për me datë 19 tetor për t’u luajtur në stadiumin, “Air Albania”, rezultatet e katër ndeshjeve të javës së 6-të të Kategorisë Superiore kanë sjellë levizje në tabelë.

Në fakt, Egnatia ka qëndruar aty ku ishte, e para në renditje, por me një ndryshim, sepse me 13 pikët e grumbulluara e ka thelluar diferencen me ndjekësit. Me fitoren ndaj Vllaznisë me rezultatin 0 me 2 pasditen e së mërkurës, rrogozhinasit u konfirmuan si pretendentë për të shkuan në FINAL FOUR e tentuar titullin kampion.

Nga ana tjetër, humbja e Vllaznisë në shtëpi e zbriti atë në vendin e pestë të klasifikimit. Sa i përket katërshes së parë, një hap të rëndësishëm bëri edhe Skënderbeu me fitoren ndaj Erzenit, duke mbetur me grupin e skuadrave në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Një ndeshje e rëndësishme për zonat e ulëta në klasifikim ishte kjo e sotmja mes Laçit dhe Dinamos, pasi blutë, me suksesin e tyre në transfertë, i ikin vendit të fundit në renditje dhe afrohen më shumë me skuadrat e zonës së “qetë” të klasifikimit.

JAVA 6
E mërkurë, 27.09.2023
Erzeni-Skënderbeu 1-2
Vllaznia-Egnatia 0-2
Teuta-Kukësi 0-0

E enjte, 28.09.2023
Laçi-Dinamo 0-1

Partizani-Tirana e shtyrë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img