Sunday, November 24, 2024

Futboll Kategoria e Dytë-Mbyllen ndeshjet e javës së dytë, grupi A. Barazim dramatik në Barbullush, Murlani-Iliria 1-1

Lexo

Murlani-Iliria 1-1(Shënues: Golat: Brilant Hasaj ’99/ Llanaj ’25

KF Murlani: Tafa, Sekja, Henrique, Santos, Hila, Zachini, Djepaxhia, Lekaj, Gj. Nika, D. Çokaj, B. Hasaj. Trajner: Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Keshtejaku dhe A. Nika

E filluar dje me katër ndeshjet e para, java e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë grupi A, është mbyllur sot me dy takimet e tjera, Murlani-Iliria dhe Adriatiku-Gramshi.

Sfida e parë është mbyllur me fitoren në transfertë të Gramshit, 2 me 3, ndërkohë që sfida e luajtur në fushën sportive të Barbullushit është shoqëruar me shumë emocione.

Një ndeshje kjo që nisimë miri për skuadrën fushëkrujase, e cila me goin e shënuar nga Llanaj në minutën e 25-të, në pjesën tjetër të lojës në fushë u pa një Murlan shumë këmbëngulës dhe agresiv në kërkim të golit të barazimit.

Të orientuar nga trajneri Vahedin Pepaj, futbollistët vendas ushtruan presion në portën e Ilirisë duke mos u dorëzuar deri në minutën e fundit shtesë, atë të 99-tën, kur Brilant Hasaj tund rrjetër e Ilirisë duke barazuar rezultatin në 1 me 1.

Një barazim ky i merituar, por edhe shumë i rëndësishëm kur kemi parasysh se është marra përballë një një skuadre si Iliria, e cila me përforcimet e bëra në këtë sezon futbollistik konsiderohet pretendente serioze për kualifikimin në kategorinë e parë.

Pas javës së dytë, tabelen e klasifikimit e kryesor Sopoti dhe Valbona që fitoi në transfertë ndaj Veleçikut, me nga 6 pikë. Më pas në renditje vijnë me radhë, Iliria 4, Tërbuni, Murlani dhe Gramshi me nga 4 pikë, për të vijuar me Besëlidhja me 3 pikë, Veleçiku 1, Shenkolli 1, Adriatiku, Albanët dhe Naftëtari 0 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img