Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku, konkuruese e Superligës së moshave doli fituese në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit, teksa mundi me rezultatin 1 me 0 ekipin e Akademisë së Futbollit të Tiranës.
Për skuadrën kuqeblu, golin e fitores e realizoi futbollisti i talentuar Aldo Medha në minutën e 71-të. Një fitore kjo e merituar e 17 vjeçarëve kluqeblu, në gjirin e të cilëve spikat një grup futbollistësh të talentuar, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.
I kënaqur me fitoren ndaj Akademisë së Tiranës shfaqetedhe trajneri i Vllaznisë U-17, Ersi Çaku, i cili ndër të tjera vlerëson edhe vëzhgimin nga afër të këtij brezi nga ana e drejtuesve të klubit kuqeblu.
(Video) Intervista e plotë në video me trajnerin e futbollit Vllaznia U19, Ersi Çaku.