Katër ekipe të Klubit të Futbollit Shkodra ishin pjesë e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar në Itali. Pas kthimit në Shkodër, përfaqësuesi i klubit Shkodra, Rudi Piraniqi, bën të ditur se për klubin e tyre ky turne ishte shumë i rëndësishëm, pasi përfitoi në shumë aspekte.
Prej vitesh në Klubin e Futbollit Shkodra është punuar me profesionalizëm në nxjerrjen e elementit cilësor, ku krahas të tjerëve, Elsajed Hysaj është shembulli më i mirë. Në këtë këndvështrim, edhe turneu në fjalë shërbeu për promovimin e disa elementëve cilësorë.
Falë kësaj përvoje të mirëfilltë bashkëpunimi, Klubi i Futbollit Shkodra është i ftuar së shpejti në një turne tjetër shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që zhvillohet në Itali.
(Video) Intervista me trajnerin KF Shkodra, Rudi Piraniqi, pas kthimit nga Italia.
Gaspër MARKU