Monday, November 25, 2024

(Video) Emocionet e Adma Mikopulës. Volejbollistja shkodrane luan për Pogradecin dhe mund ish skuadrën e saj Vllaznia 3-1

Lexo

Për volejbollistetn e talentuar shkodrane, Adma Mikopula, ndeshja e javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për meshkuj ishte e veçantë. Vetëm pak ditë më parë, ajo i dha lamtumirën e fundit babait të saj, ish volejbollistit dhe ish trajnerit të Vllaznisë Adrian Mikopula, i ndarë nga jeta në moshën 60-të vjeçare.

Një nga ëndërrat dhe meraku i vazhdueshëm i Adrianit ishte ecuria e vajzës së tij në sportin e volejbollit, një temë kjo me të cilën vetë ai është marrë fort sa ishte gjallë. Dhe, këtë fakt, Adma po e bën realitet dëshirën e babait të saj duke spikatur në fushën e lojës.

Për javën e tretë, Pogradeci me të cilën ajo luan këtë sezon sportiv, skuadra ku e sistemoi vetë Adriani së bashku me bashkëshorten e tij, e cila është nga ky qytet, u ndesh me Vllazninë e Shkodrës, ish skuadrën e Admës, aty ku ajo u rrit dhe u formua si volejbolliste.

Pas ndeshjes, e cila u fitua nga Pogradeci 3-1, Adma shprehet e emocionuar në intervistën dhënë kolegut tonë sportiv, Tonin Frroku. Intervistë, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në video më poshtë.

(Video) Intervista e volejbollistes së re Adma Mikopula dhënë kolegut tonë, Tonin Frroku në Korçë.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img