Monday, April 29, 2024

(Video) Superliga e Futbollit U21-Vllaznia barazon me Kukësin në shtëpi, 1-1. Shënues William Cungu për kuqeblutë dhe Sula për miqtë

Lexo

Vllaznia U21-Kukësi U21  1-1(Shënues: William Cungu 40’/Sula 34’)

Formacioni i Vllaznisë: Bunjaj, Sylia, Ramja, Beci, Kapllanaj, Paloka, Dulaj, Cungu, Zahi, Jahaj e Kubazi.( U aktivizuan: Kodra, Matija, Dragoshi). Trajner: Ergi Borshi.

Gjyqtar: Eglantina Pjetrushaj, Krist Zefej, Rigers Çuni, Gerard Çokaj(Lezhe)

Delegat: Brigen Pjetrushi(Lezhe)

Pss barazimit në transfertë me Partizanin për javën e parë të Superligës U-21, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi regjistron barazimin e dytë. Këtë e ka arritur përballë Kukësit, ndeshje kjo e luajt mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës.

Bunjaj në portë, për të vijuar me  Sylia, Ramja, Beci, Kapllanaj, Paloka, Dulaj, Cungu, Zahi, Jahaj, Kubazi. Ky ishte formacioni i parë me të cilin trajneri kuqeblu Ergi Borshi e nisi ndeshjen, ndërkohë që gjata takimit për Vllazninë u aktivizuan edhe Kodra, Matija dhe Dragoshi.

Miqtë nga Kukësi të drejtuar nga trajneri Artur Beqiri janë të parët që kalojnë në avantazh me golin e shënuar në minutën e 34-tërt nga Sula. Pësimi i golit ka shkundur kuqeblutë, të cilët shtojnë në maksimum forcat sulmuese dhe pa kaluar gjashtë minuta, është mesfushori-sulmues William Cungu që me një gjuajtje spektakël nga goditja e dënimit, ashtu si dikur edhe i ati i tij, Armando Gungu, tund rrjetën e portës mike.

Rezultati barazohet në 1 me 1, shifra këto që mbyllin edhe pjesën e parë, ndërkohë që e dyta vijon të jetë me një luftë të fortë sportive. Është Vllaznia që kërkon me insistim golin e avantazhit, por ndërkohë kuksianët e orientuar me profesionalizëm nga trajneri Artur Beqiri, jo vetëm që nuk lejojnë të preket më rrjeta e tyre, por për hirë të së vertetes, shfaqen të rrezikshëm në disa kundrasulme radhazi.

Katër minutat shtesë të arkoduara nga gjyqtarja lezhjane Eglantina Pjetrushaj nuk i mjaftojnë asnjërës skuadër të përfitojë për të marrë fitoren tre pikëshe duke fikksuar rezultatin e barabartë, 1 me 1.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U21-Kukësi U21, barazim 1 me 1. Java e dytë e Superligës U21.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img