Tuesday, November 26, 2024

(Video) Fitore tenistike e Vllaznisë në futboll femra, mund 21 me 0 Teutën. Spikat Megi Doçi me 15 gola. Java e dytë e Superligës Futboll Fema

Lexo

Vllaznia-Teuta  21-0

(Shënues: Megi Doçi 15, Maria Bashka 2, Jehona Çoka 2, Klaudia Borçi, Aleixo Comparini)

Formacioni  Vllaznisë: Corder, Vuksani, Gjergji, Barbosa, Vuksani, Gjini, Franja, Kodra, Coka, Doçi, Borçi. (U aktivizuan: Comparini, Ndoci e Vruçaj). Trajner Nikolin Leka.

Dy ndeshje, dy fitore. Ky është bilanci i dy javëve të para kampionat për Vllazninë e futbollit të femrave, e cila me gjashtë pikët e grumbulluara kryeson kampionatin me pikë të barabarta me Apoloninë dhe Tiranën, dy rivalet që e kanë kërcënuar edhe sezonin e kaluar futbolistik.

Pas fitores në transfertë me Partizanin me rezultatin 0 me 3, sot në kuadrin e javës së dytë të Superligës së futbollit femra, Vllaznia ka pritur në stadiumin “Reshit Rusi”, Teutën e Durrësit.

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga skuadra kuqeblu, ku në harkun kohor të 90-të minutave ka tundur plot 21 herë rrjetën e portës durrsake. 15-të prej këtyre golave i përkasin golashënueses së njohur Megi Doçi, ku duke i shtuar edhe dy golat e shënuar javën e kaluar ndaj Partizanit ka shkuar në kuotën e 17 gola golave duke marrë kryesimin e listës së golashënuesve të kampionatit.

Gjashtë golat e tjerë kuqeblu i përkasin Bashkes dhe Çokës nga 2, si dhe nga 1, Borçi dhe brazilianes Comparini.

(Video) Pamje nga ndeshja e futbollit femra, Vllaznia-Teuta e mbyllur me fitoren e thelle të Vllaznisë, 21 me 0)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img