Thursday, November 28, 2024

Partizani zyrtarizon largimin e Zekiç, drejtimin e skuadrës e merr drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj

Lexo

Përflitej prej disa ditësh dhe tashmë largimi i teknikut kroat  Zoran Zekiç është zyrtar. Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Futboll Klub Partizani përmes një një deklarate për shtyp.

Njoftimi i klubit:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falenderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img