Ka ndryshime ne stafin e Dinamos. Luixhi Di Biaxho mbetet vetem,pasi jan larguar zvendes trajneri dhe pergatitesi atletik. Memushaj dhe Sakone kan nderprere kontraten me kryeqytetasit,teksa i japin fund keshtu aventures me Dinamon.
Sipas shtypit te shkruar behet me dije se ish-lojtari i kombetares shqiptare eshte larguar nga “nendetesja” per arsye familjare. Ai u ka kerkuar drejtuesve largimin dhe keta te fundit kan pranuar.
Ndersa ende nuk dihet arsyeja per pergatitesin atletik Sakone. Italiani largohet nga Dinamo duke lene vetem Di Biaxhon. Nuk dihet nese Di Biaxho ka pasur pakenaqesi per te apo ndonje arsye tjeter e ka detyruar Sakonen te largohet nga Shqiperia. Gjithsesi tashme mbetet te shihet se cilet do te jene zvendesuesit e tyre.
Fatos LAMAJ